Ashton Kutcher: “Herën e parë që i thashë Mila Kunis ‘Të dua’, isha i dehur”

Showbiz

Ndonjëherë, jeta mund t’i ngjasoj një filmi edhe për vetë aktorët!Çifti i shumë i dashur i aktorëve Mila Kunis dhe Ashton Kutcher zbuluan disa sekrete dhe ‘teknika të thjeshta’ mbi dinamikën e martesës së tyre. Ylli i “What Happens In Vegas”, filmit aq shumë të pëlqyer të zhanrit komedi romantike, ku ai interpretoi krahë aktores Cameron Diaz, në një rrëfim të sinqertë të ditëve të fundit ka zbuluar se ishte i dehur në çastin kur i shprehu dashurinë aktores së famshme, sot bashkëshortes së tij dhe nëna e dy fëmijve të tyre Mila Kunis.

Aktori ka ndarë këtë historipersonale, duke kujtuar skenën e cila ngjason në fakt, me një prej atyre të realizuara për filmat e tij. Ndërkohë aktorja 39-vjeçare u shpreh gjatë një interviste të fundit se ata mund të luftojnë me njëri-tjetrin ashtu siç bëjnë gjithë çiftet por ata ia kanë dalë ta çojnë para dashurinë e tyre dhe të ndihen të dashuruar çdo ditë si të jetë e para!

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis, u takuan në vitin 1998 gjatë xhirimeve për sitkomin “That ’70s Show” ku bashkë-interpretuan në rolet e Xhek dhe Majkëll. Më pas filluan të dilnin së bashku në v. 2012 dhe në v. 2015 e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Mila dhe Ashton kanë së bashku dy fëmijë, vogëlushen Wyatt dhe djalin e tyre Dimitri.