Ashley Tisdale bëhet nënë për herë të parë

Showbiz

Ashley Tisdale është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ëmbël Ashley, 35 vjeç e ndau me të gjithë ndjekësit në rrjete sociale duke bërë të ditur se është bërë me vajzë.

Aktorja publikoi një foto të dorës së saj, dorës së vogëlushes dhe dorës së bashkëshortit, muzikantit Christopher French. Çifti i ka vendosur vajzës një emër shumë të veçantë: Jupiter Iris French

“Jupiter Iris French mbërriti në tokë në datë 23 Mars 2021”-shkroi pranë fotos aktorja.