Ashley Graham dhe bashkëshorti i saj Justin Ervin janë bërë prindër për herë të parë të shtunën. Ato e bënë lajmërimin përmes një postimi në Instagram.
“Të shtunën në orën 6, jetët tona ndryshuan përgjithmonë. Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen gjatë kësaj periudhe.”
32-vjeçarja që u bë e njohur prej fotove në Sports Illustrated njoftoi shtatzëninë më 14 gusht.
“Nëntë vite më parë u martova me dashurinë e jetës sime. Ka qenë rrugëtimi më i jashtëzakonshëm me të preferuarin tim. Sot ndihemi të bekuar, mirënjohës dhe të emocionuar për familjen tonë që po zgjerohet. Gëzuar përvjetorin Justin. Jetët tona do të përmirësohen edhe më.”
Ashley gjithashtu postoi foto të strijave për të demonstruar si ndryshon trupi gjatë shtatzënisë.