Sa herë që dëgjojmë për Emina Çunmulajn, na vjen ndërmend imazhi i modeles natyrale me flokët e gjatë gështenjë dhe pothuajse shumicën e kohës pa grim.Por ja që këtej e tutje duhet të mësohemi me pamjen e re të saj.Emina ka vendosur që të ndryshojë plotësisht duke i prerë shumë shkurt flokët e saj. Dhe kur themi që ka ndryshuar e kemi me plot kuptimin e fjalës!Në fakt me këtë prerje flokësh tiparet e modeles dalin akoma edhe më shumë në pah.
Zakonisht ky model flokësh është “përqafuar” nga gratë mbi të tridhjetat sidomos, nënat. Edhe më herët Emina e kish shprehur se ishte lodhur nga flokët e saj të gjatë dhe se kishte nevojë të ndryshonte pamjen e saj. Sigurisht që të jesh një mama me kohë të plotë dhe tepër e dhënë pas fëmijëve shpesh të merr aq kohë sa shpesh harron të merresh me veten e sidomos me flokët.