Viti që po lëmë pas ka qenë ndër më të suksesshmit për Ed Sheeran. Artisti bëri për fansat e tij një turne botëror, i cili i ka sjellë të ardhura të majme. Këngëtari ka arritur të fitojë 432 milionë dollarë nga 4,860,482 bileta të shitura në 53 qytete ku zhvilloi koncertet.
Kjo shumë është më e larta në 30 vitet e fundit dhe në këtë mënyrë artisti ka lënë pas, Beyoncen dhe Taylor Swift. Këngët e tij si, “Happier” apo “Supermarket Flowers” renditen ndër këngët më të pëlqyer dhe më të kilikuara në mbarë listat botërore.