Ai është padyshim një nga artistët më të mirë shqiptar dhe i vlerësuar gjithashtu jasht kufijve. Olen Çesari, së fundmi ka treguar një ndodhi në një nga udhëtimet e tij. Ai ndodhej në Itali, pasi ishte ftuar në një mbrëmje ku do të vlerësohej edhe me çmimin “Artisti i vitit”. Mirëpo, në hotelin ku po qëndronte, ndodhej edhe një tjetër artiste tejet e njohur. Selena Gomez ishte në dhomën ngjitur me të, e për pasojë poshtë hotelit ndodheni mijëra fansa të cilët bërtisnin dhe kërkonin Selenën.
Olen kishte dalë për të parë çfarë po ndodhte dhe kishte vënë re që ngjitur me të ishte Selena e cila përshëndeste fansat. “Shihja nga dritarja, kishte 1 mijë goca që ulërisnin. Pashë që komshia ime po ia bënte me dorë dhe i thashë që ishte ajo shkaktarja për këtë rrëmujë. Si për të kërkuar ndjesë për situatën, më ftoi për darkë për të më shpërblyer shqetësimin. Megjithatë i thashë jo, sepse darkën e kemi të gjithë nga festivali,” është shprehur violinisti.