Rrjetet sociale janë bërë pjesë e përditshmërisë të miliona njerëzve në botë. Natyrisht që ‘imun’ ndaj tyre nuk janë edhe yjet e Hollywood-it.
Janë shumë pak prej yjeve të njohur që nuk posedojnë asnjë rrjet social dhe nuk u pëlqen fare të jenë pjesë e tyre.
Më poshtë mund t’i lexoni disa emra të yjeve që nuk kanë rrjete sociale.
Christopher Walken
Në një intervistë për filmin e tij “The Family Fang”, aktori ka thënë se është më paqësore që të mos përdorësh kompjuter ose telefon.
Sidoqoftë Walken ka pranuar që producentët teksa filmon ndonjë film gjithmonë i japin një telefon, mirëpo sapo të përfundojë filmimi ai ua kthen atë.
Winona Ryder
Në një intervistë të vitit 2010, Ryder, kishte thënë se ajo asnjëherë nuk ka pasur qasje në internet. Madje ajo kishte pohuar se pothuajse asnjëherë nuk ka përdorur as kompjuter.
Angelina Jolie
Në vitin 2011 aktorja Jolie kishte thënë se ajo as nuk di të punojë në një kompjuter.
Brad Pitt
Edhe ish burri i Jolie, nuk është më ndryshe.
Ai nuk ka asnjë rrjet social, e madje kishte pranuar që nuk di as se si punohet me një kompjuter.
George Clooney
Jo vetëm që Clooney nuk posedon asnjë rrjet social, po ai është edhe kundërshtar i madh i përdorimit të tyre.
Rachel McAdams
Në vitin 2009 McAdams ka pranuar që lajmet i dëgjon vetëm në radio, e që madje ajo nuk posedon as televizor.
Eminem
Në vitin 2010, ai kishte shpjeguar arsyen pse ai nuk di as të përdor një kompjuter.
“Nëse do mësoja se si përdoret, atëherë do të çmendesha duke i lexuar komentet për vete”.
Jake Gyllenhaal
Ai në një intervistë për USA Today në vitin 2014, kishte shprehur frustrimin e tij ndaj njerëzve që shikojnë më shumë telefonat e tyre se sa njerëzit.
Jennifer Lawrence
Në vitin 2014, Lawrence ka thënë se posedimi i ndonjë rrjeti social ose teknologjisë në përgjithësi do e shpërqendronte atë.
Burimi: Opinion.al