Lidhja mes Klea Hutës dhe Elgit Dodës u përfol shumë në mediat rozë, derisa çifti bëri gjithçka publike në një postim në ‘Instagram’. Ata publikuan një foto bardhë e zi ku tregonin hapur se ishin në një marrëdhënie, por pa zbuluar asgjë më shumë. Dyshja kanë preferuar që marrëdhënien e tyre ta mbajnë larg mediave dhe në rrjetet sociale publikojnë vetëm momente që lidhen me punën e tyre. Megjithatë, gjatë një interviste Klea zbuloi arsyen e kësaj zgjedhje duke treguar se lidhjen e bënë publike pas 1 viti.
“Foton e zgjodhi Elgiti. Donte ta hidhnim bardh e zi sepse ai vdes për këto lloj fotosh. Unë nuk i kam qejf, por pastaj filluan të më pëlqenin. Dy njerëz të rinj siç jemi unë edhe Elgiti pa e konkluduar më parë marrëdhënien nuk mund të dalim hapur dhe të themi që jemi bashkë. Foton e kemi hedhur pas një viti lidhje. Se ne ishim të sigurt, tani jemi bashkë dhe ta hedhim këtë foto”, ka treguar Klea.Ndër të tjera në intervistë moderatorja shtoi se Elgiti është shtysa e saj më e madhe dhe se pa të do e kishte të vështirë të ishte këtu ku është sot.