Problemet me vokalin kanë detyruar Beyonce të shtyjë koncertin e saj në New Jersey, i cili ishte planifikuar këtë të mërkurë. Sipas burimeve, doktorët kanë urdhëruar Beyonce të ndërpresë koncertet pasi zëri i saj ka nevojë të pushojë.
“MetLife Stadium” ka lëshuar një deklaratë zyrtare ditën e hënë, sipas së cilës të gjithë biletat e blera nga fansat do të zhvendosen për koncertin e datës 7 tetor, ose në të kundërt fansave do t’ju kthehen paratë.
Problemet shëndetësore të këngëtares kanë ardhur pas një performance të shkëlqyer që ajo pati në “MTV Video Music Awards”, ku u vlerësua me 8 çmime. /albeu.com/