Arrestimi i një vajze të re në Iran, për shkak të publikimit të disa videove të kërcimit pa shami, nuk është pritur mirë as nga këngëtarja Era Istrefi. 18-vjeçarja Mahi Maedeh kishte rreth 600 mijë ndjekës dhe kishte publikuar rreth 300 video, ku shfaqej teksa kërcente nën ritmet e muzikës iraniane dhe perëndimore. Një fushatë për mbrojtjen e saj nën hashtagun “Kërcimi nuk është krim”, është shpërndarë gjerësisht në profilet të emrave të njohur të ekranit. Pjesë e kësaj fushate është bërë edhe këngëtarja Era Istrefi, e cila i del në mbrojtje vajzës përmes këtij postimi:
Vajza ka kërcyer edhe nën ritmet e këngës së Era Istrefit “Bon Bon”, por kjo gjë i ka kushtuar shumë. Policia iraniane ka njoftuar se do të mbyllë profile të tilla, ndërsa ministria e drejtësisë po mendon për bllokimin e Instagram.