Arrestohet babai i Lindsay Lohan; ushtronte dhunë në familje

Showbiz

Michael Lohan, babai i aktores së njohur Lindsay Lohan është arrestuar nga polica pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë në familjen e tij.

Ajo që ka ngritur akuzë ndaj 59-vjeçarit është ish- bashkëshortja e tij Kate, e cila pretendon se është dhunuar nga Michael. 37-vjeçarja i ka thënë policisë se Michael e ka dhunuar verbalisht dhe fizikisht, por ky i fundit mësohet se nuk i ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij.

Kjo nuk është hera e parë për Michael Lohan arrestohet, edhe vitin që kaloi ka përfunduar në burg për të njëjtën arsye.

Sa i përket të bijës, aktorja Lindsay nuk ka reaguar ende pas arrestimit të të atit.