Marrëdhënia disavjeçare e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës ka qenë gjithmonë në qendër të mediave dhe vazhdon të jetë. Shpesh dy të dashuruarit ndajnë publikisht momente krah njëri-tjetrit ose shkëmbejnë batuat në rrjete sociale. Pak minuta më parë Armina ka publikuar në detaj shumë të veçantë në ‘Instagram’.
Bloggerja e njohur ka shpërndarë një statistikë shumë interesante që e ka publikuar më herët një faqe kuriozitetesh. “46% e çifteve përfshihen në ‘Tradhti Netflix-i’. Ata shikojnë shfaqje të ndryshme në ‘Netflix’ pa partnerin/ partneren edhe pse e kanë planifikuar paraprakisht ta shohin bashkë”,-thuhet në studimin në fjalë. Krahas fotos, Armina e pyet të fejuarin nëse ka ndonjë gjë për të thënë. Përgjigja e tij nuk vonon dhe është e shkurtër dhe e saktë: “Jam fajtor”.