Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kanë një lidhje të konsoliduar prej kohësh tashmë. Rrjedhimisht, pyetja tipike që mund të dëgjojnë ngado është :”Kur do të martoheni?” Para pak kohësh, blogerja zbuloi se dasma është në planet e afërta, por pa treguar asnjë detaj më tepër.
Armina e ka marrë unazën dhe propozimin kohë më parë, për këtë arsye nuk e ka menduar të organizonte ndonjë festë të madhe, pasi kjo etapë ishte e kaluar për çiftin. Por, duke parë këmbënguljen e miqve dhe të afërmve, bukuroshja ka zbuluar se përpara martesës do të organizojë një festë private për të festuar atë çka i takonte të ishte fejesa e çiftit.
Ndërkohë pregatitjet e dasmës kanë nisur. Armina tashmë është duke kërkuar për fustanin perfekt për ditën e madhe dhe për këtë gjë tregon se ka kontaktuar një firmë të njohur botërore dhe është në komunikim të vazhdueshëm me ta. Megjithatë, planet në letër për planifikimin e martesës janë duke i hedhur me hapa të ngadaltë e të sigurt për të bërë një gjë të bukur.