Kur u pyet në lidhje me dasmën ajo thotë që asgjë nuk është anulluar dhe gjithçka vazhdon me planet e mëparshme, por për shkak të situatave që ndodhën gjithçka është shtyrë për pak më vonë.
Përgjatë intervistës, kur u pyet se kur e sheh vetën nënë Armina tha se për shumë pak kohë. E dëshiron një fëmijë dhe e sheh si një dhuratë të zotit.
“Nuk e shoh shumë larg sepse unë vitin tjetër bëj 30 vjeç, e shoh shpejt, dua që patjetër të kënaq veten, partnerin, familjarët dhe të kem një dhuratë nga zoti siç është një fëmijë. Por kam pritur për shkak sepse të dy kemi qenë të angazhuar, por dhe kemi dashur të shijojmë këtë pjesën e të qenurit vetëm me njëri-tjetrin dhe ndihem me fat që edhe Shkëlzeni në këtë pikë më ka kuptuar sepse unë jam lidhur në një moshë relativisht shumë të re me të, më ka kuptuar që unë të ndihem gati dhe kjo periudhë po afron”. – përfundoi Armina, duke na lënë të mendojmë që shumë shpejt do të shohim një fëmijë nga çifti.