Një ditë më parë, ish-missi dhe blogrerja e njohur, Armina Mevlani, postoi një foto me mbishkrimin ‘2020-a, viti im i preferuar’, por kjo s’ka të bëjë aspak me planet e saj për martesë. E ftuar në një program televiziv, ajo pranoi se në vitin 2020 s’ka dasmë.
‘Duhet të jemi të dy gati dhe kjo do kohë organizimi. Në 2020 nuk ka dasëm’, pohoi Armina.
Edhe pse së fundi ishte përfolur për një kurorëzim të dashurisë së Arminës dhe Shkëlzenit, me sa duket, çifti ende nuk është gati. Se për çfarë është 2020-a viti i preferuari i Arminës, kjo mbetet për t’u parë në vazhdim.