Blogerja e njohur këto ditë është bërë nostalgjike dhe ka ndarë vazhdimisht me fansat kujtime nga etapa të ndryshme të jetës së saj. Jemi mësuar ta shikojmë përherë të kuruar dhe e konsiderojmë një nga ato personazhe të cilat nuk kanë eksperimentuar shumë me imazhin e tyre.
Por, ja që Armina na vërteton të kundërtën. Imazhin e brunes seksi, duket se nuk e ka patur përherë. Ajo ka postuar një foto ku gjysmat e flokëve të saj janë rozë dhe gjysmat të zinj. Fotoja e nxjerrë nga arkivat e saj, tregojnë periudhën kur Armina ishte një adoleshente tipike punk/emo.