Armina Mevlani sapo arriti suksesin e radhës: Tashmë, ambasadore e…

Showbiz

mevlani moet
Armina Mevlani është një ndër blogeret më të suksesshme shqiptare, e cila me projektet e saj i ka kapërcyer kufijtë dhe është bërë mjaft e njohur edhe në Europë. Këtë gjë e vërteton edhe bashkëpunimi i saj i radhës, i cili do të jetë me firmën prestigjioze “Moet&Chandon.” Së fundmi, blogerja ka bërë të ditur se është përzgjedhur si ambasadore e kësaj firme, e cila është nga më të njohurat në Francë për prodhimin e verave dhe shampanjave, firmë e cila prodhon të famshmin “Dom Perignon.”

armina moet 2
“Ndaj me ju lajmin e lumut, ‘Moet Society’ më ka përzgjedhur si një ndër blogeret përfaqësuese të ‘Moet&Chandon’. Kjo pije e mrekullueshme më ka shoqëruar në evente shumë të lumtura, ashtu sikurse edhe sot e siç do vazhdojë të më shoqërojë gjithmonë. rrugëtimi im fillon në fund të muajit maj në udhëtimin e parë me ‘Moet&Chandon’, për t’u pasuar me udhëtime të tjera përgjatë vitit. Kjo pije do më çojë në eksplorimin e vendeve dhe eventeve shumë të bukura, të cilat unë do t’i ndaj me ju shumë shpejt,” ka shkruajtur Armina.