Gjithmonë e më shumë po flitet për rastet e problemeve me shëndetin mendor, edhe mes të famshëmve. Edhe Armina Mevlani, në një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, ka pranuar se në periudha të caktuara është përballur me ankthin dhe dhimbjet e stomakut pas sulmeve të ankthit. Ish-missi dhe bloggerja ka treguar gjithashtu se bën sa më shumë Yoga dhe mundohet gjithmonë të shohë anën më të mirë të gjërave.
“Mendoj se të gjthë në një moment të caktuar vuajmë nga ankthi. Është normale të ndiesh i pasigurt për jetën sepse asgjë nuk është e garantuar. Vuaj më tepër nga stomaku pas sulmeve të nakthit, por ndodh vetëm në periudha të caktuara, jo vazhdimisht. Përpiqem të shoh anën e mirë të gjërave dhe bëj shumë Yoga”, ishte rrëfimi i Arminës.