Blogerja Armina Mevlani shkruan dhe flet në gjuhën angleze në postimet që bën në rrjetet sociale. Ndonjëherë ajo bën gabime në të shkruar ose në të folur, një gjë që mund t’i ndodhë kujtdo. Kjo mund të quhet si një pikë e dobët e Arminës, në të cilën e “sulmojnë” shpesh.
Për këtë arsye blogerja ka vendosur të sqarojë të gjithë ndjekësit e saj përse flet dhe shkruan anglisht.
Në një postim në Snapchat ajo ka thënë: “ Ju kërkoj falje ndjekësve të mi shqiptarë që flas gjithmonë anglisht, unë dua të flas shqip. Problemi është që kam shumë ndjekës nga shtete të tjera që nuk më kuptojnë në shqip. Anglishtja ime nuk është më perfektja e mundshme por e rëndësishme është që ju më kuptoni çfarë dua të them”.