Armina Mevlani përzgjidhet nga firma prestigjoze për…

Showbiz

armina givenchy
Si një ndër blogeret më të ndjekura në Shqipëri dhe jo vetëm, Armina Mevlani ka arritur disa suksese të njëpasnjëshme. Pak muaj më parë, Armina u përzgjodh ambasadore nga firma e njohur e prodhimit të verave dhe shampanjave në Francë, ‘Moet & Chandon’. Në rolin e ambasadores, Armina ka udhëtuar në vendet më të bukura të Europës.

42410262 1565574566877019 2815824690046566400 n e1537731931943

Më i fundit ishte ai në Mikonos ku blogerja shqiptare ishte prezente në të gjitha eventet e organizuara nga ‘Moet & Chandon’. Së fundmi nga ‘Instagram’-i i Arminës kemi zbuluar se ajo ka udhëtuar drejt Parisit në eventet e organizuara nga ‘Givenchy’. Blogerja ka treguar përmes fotove se udhëtimi në Paris ishte për të prezantuar linjën e ‘make up’-eve dhe parfumit të ri të ‘Givenchy’.

42362283 464435597382159 8822391025357029376 n e1537731962134

Më tej ajo ka zbuluar se në festën private të organizuar nga kjo markë e njohur ishin shumë pak njerëz të ftuar, prej të cilëve, Olivia Culpo, blogere shumë e njohur dhe ish-miss Amerika. Blogerja shqiptare ka realizuar dhe një ‘photoshoot’ gjatë festës së ‘Givenchy’ dhe fotografitë nuk ka ngurruar që t’i ndajë me të gjithë ndjekësit në ‘Instagram’.

42399769 449254558931270 3433706214326796288 n e1537732012745