Herë si PinUp Girl me shall me pika, buzë të kuqe e syze me bisht, dhe herë si rockstar, me pantallona lëkure e bluza të stampuara me simbole, Armina Mevlani është kameleoni i stilit, që duket se u jep biletën e një udhëtimi pa kohë, më shumë se një milion njerëzve që e ndjekin.
Ndonëse ndër vite stili i fotografive ka ndryshuar dhe gjithçka ka ardhur drejt perfeksionimit, thelbi mbetet i njëjtë. Instagrami ka qenë dhe mbetet një rrjet social biznesi për sipërmarrësen! Rrjeti social që u hap në emrin e saj në vitin 2012, ishte jo vetëm në funksion të marketingut të butikut që Armina zotëron, por edhe të imazhit të blogeres, asokohe në të njëzetat. Ajo synonte tregun ndërkombëtar, bashkëpunimet me markat e njohura botërisht, të cilat nuk vonuan. Armina ka lidhur kontrata me shtëpitë më të mëdha të modës, si: “Dolce and Gabbana”, “Alessandra Rich”, “Sophia Webster” e një listë të gjatë emrash, aq sa edhe tapetet e kuq ku ka parakaluar.
View this post on Instagram
Instagrami ka qenë trampolina që e ka ndihmuar blogeren shqiptare të kapërcejë kufijtë, jo vetëm virtualisht, por dhe në jetën e vërtetë.
“Nëse nuk do të ishte Instagrami, do ta kisha shumë të vështirë të isha pjesë e kësaj bote”, – shprehet blogerja më e famshme shqiptare.
View this post on Instagram
Ndonëse është një nga vajzat më të ndjekura e të pëlqyera në rrjetet sociale, ndonëse është në qiellin e shtatë prej gjithçkaje që ka arritur, ajo është një vajzë me këmbë në tokë. Duket se kjo është filozofia e saj, jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në jetë.“Mendoj se të gjithë duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të përpiqemi të qëndrojmë kështu! Le të jemi sa më të thjeshtë, sa më të mirë!” – thotë vajza që ka ndikim në jetën e më shumë se një milion njerëzve.
View this post on Instagram