Armina Mevlani është një nga vajzat më të njohura për modën në Shqipëri. Ajo ka blogun e saj të cilit i dedikohet dhe shumë shpesh me stilin e veçantë kthehet në frymëzim për vajzat e thjeshta. Pavarësisht se është pjesë e eventeve të modës në shumë vende të botës dhe është një personazh i njohur televiziv, Armina në daljet e saj nuk e tepron me grimin apo me veshjet. Ditën e sotme si rrallë herë ajo na është shfaqur me pamjen e saj më natyrale të mundshme. Një foto e postuar në ‘InstaStory’ na ka treguar Arminën me flokë të çrregullta që mesa duket janë natyralet e saj dhe pa make-up.