Përtej profesionit të bloggeres ku reklamohen veshjet dhe pushimet luksose, Armina Mevlani tregon se di të vlerësojë dhe të cmojë edhe gjëra të tjera në jetën e saj. Përmes një postimi në profilin e saj në Instagram, blogerja i ka kushtuar disa fjalë të ndjera mikeshës së saj që prej 12 vitesh, Boranës.
“Nëse je me fat, ti do takosh gjatë jetës tënde një njeri i cili është ndryshe nga çdo njeri tjetër që ke takuar më parë. Ti mund të flasësh me këtë person për orë të tëra dhe kurrë të mos mërzitesh. Ata do të shohin në sytë e tu dhe të kuptojnë se çfarë ti po kalon apo çfarë ke nevojë. Ti mund t’i thuash atyre gjithçka dhe ata nuk do të gjykojnë ty. Ata do t’i kuptojnë shakatë e tua dhe do qeshin me budalliqet e tua. Koha do të kalojë dhe ti do ndash me ta momentet më të bukura, mund t’i përqafosh dhe do të krijohet ndjesia sikur je në shtëpi. Ai person është shpirti yt binjak, shoqja jote më e mirë, dhe do jetë pranë teje në jetë a vdekje. Asnjëherë mos i lër të largohen nga jeta jote.”- shkruan Armina përkrah fotos së publikur me miken e saj të ngushtë. “Jam me fat që të kam, në kohë të mira, të këqija, me shi, borë, në kohë vere dhe me erë. Unë nuk ekzistoj pa ty”- e mbyll Armina në fund, duke na ftuar të gjithave t’i bëjmë “tag” mikeshës tonë të shpirtit.