Pak ditë më parë ‘blogger-ja’ e njohur shqiptare, Armina Mevlani, publikoi disa ‘Instastory’, duke ndarë me të gjithë ndjekësit e saj momente nga udhëtimi në Marbella të Spanjës. Në fotot e publikuara nga vetë ajo, u kuptua se bëhej fjalë për një bashkëpunim mes saj dhe ‘Audi’.Armina ka ndarë disa detaje dhe informacione më shumë rreth këtij udhëtimi special. Ajo ka treguar se ndodhet në Marbella midis shumë ‘blogger-eve’ të huaja, aktorëve të ‘Hollywood’ dhe ‘Netflix’, të cilët janë atje për të përfaqësuar ‘Audi-n’ në eventin e lancimit të makinës më të re elektronike nga kjo firmë.
Në këtë event ‘Audi’ ka organizuar një udhëtim me makinë deri në vendin ku zhvilloheshin gara të ndryshme me makinat sportive të firmës, ‘Audi Sport’. Armina ka treguar gjithashtu se kjo ishte një tjetër mundësi shumë e mirë që ajo të njihej me influencer-at e tjerë të modës, po ashtu dhe me njerëz shumë të rëndësishëm të artit, të cilët i ka cilësuar si ajka e botës së biznesit dhe të medias. Bashkëpunimi me kompaninë e njohur ka ardhur nga lidhja që ‘Audi’ ka krijuar në Shqipëri me Mevlanin, pas shumë bashkëpunimeve të tjera të suksesshme të saj.