Tashmë nuk mjafton më të kesh vetëm një zë të bukur për të arritur sa më lart në botën e muzikës, por duhet edhe të ‘kurosh’ imazhin në mënyrë të tillë që të jetë më i pëlqyeshëm për publikun.
Këtë e ka kuptuar më së miri edhe këngëtarja Arilena Ara, e cila në daljet e saj të fundit, apo edhe në klipin “Tokerroke” shfaqet krejtësisht ndryshe nga ajo ‘vajza e vogël’ me të cilën të gjithë jemi mësuar që prej kohës së konkurimit në “X Factor”. Agresive dhe seksi në të njëjtën kohë, 18-vjeçarja po i lë të gjithë me gojë hapur, nga dita në ditë…
Këtë e ka bërë edhe para pak minutave me disa foto të postuara në rrjetet sociale, ku duke shijuar perëndimin e diellit, – siç ajo vet shprehet, – shfaqet më seksi se kurrë me një palë rroba banjoje të kuqe, mbi një trup perfekt.
Arilena e vogël tashmë është rritur…