Arilena publikon titullin e ri të këngës “Shaj”

Showbiz

Arilena Ara konfirmoi zyrtarisht titullin e këngës me të cilën do të na përfaqësojë në Eurovizion. “Fall From The Sky” do të performohet nga Arilena në gjysmën e dytë të natës së dytë gjysmëfinale.

Ndryshimi i titullit, i ka konfuzuar paksa ndjekësit e saj në Instagram, të cilët pyesnin se ç’ndodhi me “Shaj”.

Këngëtarja po punon prej kohësh për ta përshtatur këngën fituese në anglisht dhe në version më modern, në mënyrë që të kuptohet dhe tingëllojë mirë për audiencën e huaj.