Arilena Ara ka nisur tashmë përgatitjet për t’u përfaqësuar në Eurovizion me këngën “Shaj”.
Më herët ajo zbuloi se “Shaj” do të vijë në versionin anglisht.
Kënga e saj “Shaj” do të vijë në një version të përpunuar dhe ajo po punon fort me dy producentë të cilët janë shpallur fitues të çmimeve “Grammy” me projektet e tyre.
Versioni anglisht i këngës “Shaj” po punohet dhe riorkestrohet në njërën prej studiove muzikore më të mëdha në botë.
Arilena do të performojë në natën e dytë gjysmëfinale dhe është e 18-ta në radhë.