Arilena Ara është një nga emrat më të rinj të suksesit ndërkombëtar në industrinë muzikore. Ajo është përfolur gjithmonë për anën profesionale dhe jeta private ka qëndruar e tillë në gjithë këto vite karrierë.
Por mesa duket ka ardhur momenti që ajo ta tregojë publikisht dashurinë e saj të madhe prej 8 vitesh, Popi Kolën. Popi është edhe menaxheri i Arilenës që nga fillimet e saj.
Arilena thoshte gjithmonë që atë e konsideron familje dhe e ka mik të mirë, por tani na e tregoi të gjithëve se si na paska gënjyer këto 8 vite…