Kjo gjë ndoshta është dëgjuar në raste të rralla nga këngëtarët me famë botërore, e madje edhe ata, nuk e bëjnë kaq seriozisht sa Arilena. Por, ajo duket se është shumë e rezervuar përsa i përket daljeve të saj. Ara ka rrëfyer se jo vetëm në Shqipëri, ku ka fituar popullaritet, por edhe jashtë kufijve ku nuk është aspak e nevojshme, sa herë që del ajo maskohet.
“Unë jam aq e çmendur dhe aq e rezervuar sa edhe kur jam jashtë Shqipëria që jo domosdoshmërisht duhet të ruaj veten, vishem dhe maskohem. Jeta që bëj është e bukur sepse është e mbushur me muzikë, kështu që ja vlen çdo sakrificë që mund të bëj,” është shprehur këngëtarja.