Me anë të një komenti në ‘Twitter’, Ariana Grande u shpreh se këtë vit nuk do të lidhej me asnjë. Por siç duket ajo e ka paksa të vështirë ta mbajë fjalën, sepse së fundmi është shfaqur përkrah ish-partnerit të saj, Ricky Alvarez.
Ariana është fotografuar e lumtur dhe e shkujdesur pranë tij. Ata të dy kanë kaluar ditën e parë të vitit bashkë në New York.Pas ndarjes së tyre në vitin 2016-të, Alvarez dhe Grande u panë për herë të parë sërish në shoqërinë e njëri-tjetrit. Në fakt nuk dihet ende se çfarë po ndodh mes tyre, megjithatë çdo gjë do të zbulohet me kalimin e kohës.