Ariana Grande reagon pas aludimeve për biseksualitetin…

Showbiz

ariana coachella
Kënga më e re e Ariana Grandes, “Monopoly” tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, më së shumti për shkak të tekstit të saj. Në një frazë Ariana thotë: “Më pëlqejnë femrat dhe meshkujt”, duke hedhur dyshimet se i preferon të dyja gjinitë. Duke qenë se reagimet nga ana e fansave ishin të shumta, Ariana vendosi të thoshte dy fjalë në lidhje me këtë çështje.

C8XdUr6UAAA0Vof

Dikush shkruante në “Twitter”: “Ariana nuk do i vendosë ndonjë etiketë vetes, por ajo e tha atë që e tha”. Më pas këngëtarja ju përgjigj këtij komenti, duke i lënë fansat sërish në dyshime. “Nuk e kam etiketuar veten ndonjëherë dhe akoma nuk e ndjej se duhet ta bëj dhe kjo është në rregull”, – ka shkruar Ariana. Këngëtarja e njohur e ka realizuar këngën e saj në bashkëpunim me Victoria Monet, e cila pak kohë më parë e pranoi se pëlqente si meshkujt, ashtu edhe femrat.