Është një nga këngëtaret më të suksesshme në arenën ndërkombëtare, me qindra koncerte dhe miliona kopje të shitura të muzikës që krijonë. Pavarësisht se është një yll e skenës mesa duket edhe Ariana Grande e ka thuajse të pamundur që të flasë pa qarë përsa i përket sulmit terrorist në Manchester Arena. Këngëtarja sapo kishte përfunduar koncertin e saj më 22 maj 2017, kur një kamikaz shpërtheu duke vrarë 22 persona.
Në një intervistë për British Vogue ajo zbuloi se po përballet me simptomat e çrregullimit të stresit post-traumatik (PTSD) pas sulmit të vitit të kaluar. “Është kaq e vështirë për të folur sepse shumë njerëz kanë pësuar vuajtje e humbje të mëdha”,- tha ajo, duke shtuar: “Ndihem sikur as që duhet të flas për përvojën time. Unë mendoj se kurrë nuk do ta di sesi të flas për këtë gjë pa qarë.