Ariana Grande përfundon në gjygj nga fotografi i njohur pas publikimit të fotove në ‘Instagram’…

Showbiz

Këngëtarja Ariana Grande pasi publikoi disa foto të vetat në ‘Instagram’ e ka gjetur veten në një situatë ligjore. Ajo është akuzuar nga fotografi profesionist, Robert Barbera, sepse sipas tij këngëtarja nuk kishte të drejtë të publikonte fotot e realizuara pa marrë leje më parë. Barbera-n ka kërkuar që këngëtarja ta shpërblejë me 25 mijë dollarë. Pritet të zbulohet në ditët në vazhdim se çfarë vendimi ka marrë këngëtarja.