Ariana Grande i jep papritur fund fejesës!

Showbiz

ariana vma
Këtë fundjavë fejesa mes Ariana Grande dhe Pete Davidson ka marrë fund. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë çiftit. TMZ ka zbuluar se çifti i diskutuar i showbiz-it e kanë pranuar me mirëkuptim që nuk është koha e duhur që marrëdhënia e tyre të marrë drejtim.Të njëjtat burime shpjegojnë se Ariana dhe Pete vazhdojnë ta duan njëri- tjetrin, por nuk ka më asgjë romantike mes tyre.

ariana grande

Pritet ndërkohë që të ketë reagime nga të dyja palët për vendimin e ndarjes. Kujtojmë se këngëtarja e njohur dhe komediani shpallën fejesën në maj të këtij viti, vetëm pak javë pas u tha se ishin të lidhur. Disa javë më parë ish-i dashuri i Ariana Grande, Mac Miller humbi jetën dhe që prej asaj kohe gjërat vetëm janë vështirësuar për këngëtaren.