Ariana Grande ishte protagonistja e festivalit ‘Coachella’ të këtij viti dhe fansat e saj po prisnin me padurim që këngëtarja të performonte në skenë hitet nga albumi i fundit, ‘Thank U, Next’. Megjithatë, jo të gjithë e kanë pritur shumë mirë praninë e saj në këtë festival. Gjatë performancës, kur Ariana ishte duke kërcyer mbi një karrige, dikush nga publiku i ka gjuajtur me një limon, i cili është përplasur në gjoksin e saj dhe më pas ka përfunduar sërish te audienca. Shumica mendojnë se kjo ka të bëjë me Beyonce, pasi e lidhin me albumin e saj ‘Lemonade’ dhe me faktin se Ariana është paguar më shumë se ajo vitin që kaloi, por sipas ‘Cosmopolitan’ kjo gjë nuk është e vërtetë. Ky ‘sulm’ nuk është i pari për Ariana-n, pasi kujtojmë që në vitin 2017 ajo përjetoi ‘tmerrin’ e bombardimit në Manchester.