Ariana Grande feston 25 vjetorin, me një status të ri!

Showbiz

ariii
Pak ditë më parë partneri i këngëtares Ariana Grande, Pete Davidson pranoi publikisht se ata të dy ishin fejuar. Tashmë Ariana dhe Pete janë kudo bashkë dhe sigurisht edhe në ditëlindjen e këngëtares nuk kishin se si të ndaheshin nga njëri-tjetri. Këtë ditë Ariana feston ditëlindjen e saj të 25-të, megjithatë festimet i nisi që mbrëmjen e djeshme. Duket se kjo festë ka qenë një nga më të ëmblat për këngëtaren e famshme.

ariana pete

Mbrëmjen e së hënës ajo u shfaq e kapur përdore me partnerin e saj dhe të dy ishin nisur drejt restorantit në të cilin do festonin. Megjithatë në këtë festë ata të dy nuk ishin të vetëm, sepse i shoqëronin një pjesë e të afërmve dhe miqve të tyre. Surpriza më e veçantë për Arianën ishte një tortë me një foto të saj nga fëmijëria. Por dhuratën më të bukur sigurisht që ajo e mori nga i dashuri i saj, Pete i cili i dedikoi disa fjalë shumë emocionuese në rrjete sociale. “Gëzuar ditëlindjen engjëlli më i bukur në tokë! Ti je personi im i preferuar që ka ekzistuar ndonjëherë. Të dua”, – ka shkruar ai.

ariana dtl