Arda Turan dhe Berkay nën hetim pas sherrit për Ozlem Ada Sahin!

Showbiz

berkay
Ozlem Ada Sahin mendohet të jetë arsyeja e konfliktit i cili degradoi deri në dhunë fizike midis futbollistit të njohur Arda Turan dhe këngëtarit Berkay. Fillimisht sherri ka nisur në një klub nate, ku Arda Turan e ka gjuajtur dhe i ka thyer hundën Berkay-t. Menjëherë pas kësaj, këngëtari është dërguar në spital. Të pranishmit në ngjarje, kanë treguar se Arda kishte me vete edhe një pistoletë dhe për një çast, ai e nxorri atë për të qëlluar.

resim 102317ND

Por, fatmirësisht kjo gjë nuk ndodhi. Tashmë, kjo çështje po hetohet nga policia ndërsa “molla e sherrit” Ozlem Ada Sahin, nuk u shfaq më në publik. Pas shumë ditësh, Ozlem duket se ka vendosur të dalë nga shtëpia, por sigurisht paparacët ishin duke e pritur. Ajo është munduar të nxitojë dhe t’iu shëptojë atyre. Vetëm pak çaste më vonë, vetë Ozlem ka postuar një foto teksa shfaqet në spital me vogëlushen e saj, si për të mos lënë shkak paparacëve të aludonin histori të ndryshme rreth daljes së saj.