Archie i vogël në terapi me ekspert të ndryshëm; Vendimi i Meghan Markle jashtë pritshmërive

Showbiz

Kur bëhet fjalë për djalin e saj Archie duket se ish-dukesha e ka marrë më seriozisht se sa duhet inteligjencën e tij dhe rritjen, të paktën kështu thonë burime pranë saj.

Një burim për “New Idea Royals Monthly “ ka treguar se Meghan ka punësuar një grup ekspertësh që të merren me Archien dhe ta mësojnë në mënyrë të tillë që inteligjenca e tij të jetë mbi mesataren e moshës.

Ajo ka dhe shumë dado për sa i përket të ushqyerit të tij por tani dhe një grup që merret me sjelljen e Archiet.

Harry fillimisht nuk ka qënë plotësisht dakort deri sa ka parë ekspertët duke punuar me Archien dhe atëherë nuk ka kundërshtuar më.

Të gjithë janë të impresionuar për mënyrën se si Meghan dhe Harry po rrisin fëmijën e tyre.