Anxhelina Hadërgjonaj prej disa vitesh ndodhet në Amerikë në ndjekje të ëndrrës së saj, muzikës. Atë e kemi parë shpesh në shoqërinë e emrave të njohur të industrisë së muzikës në amerikë, por pa prodhuar ndonjë bashkëpunim.
Nëna e 24 vjeçares, Albërie Hadërgjonaj para pak kohësh në emisionin “Xing me Ermalin” ka treguar se shumë shpejt do të publikoheshin projektet e mëdha të së bijës, shkruan opinion.al.
Një prej tyre duket se sapo është hedhur në treg. Bëhet fjalë për këngën “Kisses Down Below” të artistit të muzikës RnB, October London. Klipi i ri i këtij të fundit është përqëndruar në imazhin seksi të Anxhelinës.
Ndonëse kënga është publikuar ekskluzivisht në Spotify, këngëtari ka hedhur në Instagram disa video në të cilat shfaqet shqiptarja duke kërcyer në poza seksi më të brendshme.