Anxhelina jeton prej vitesh në SHBA, aty ku dhe ka ndërtuar jetën e karrierën e saj. Bukuroshja ndiqet e pëlqehet shumë për shkak të stilit në veshje dhe pamje. Pak orë më parë ajo na ka treguar ndryshimin e fundit që ka bërë me flokët. Pavarësisht se asnjëherë nuk e kishim parë të provonte këtë stil flokësh duket e bukur, dhe po aq e ëmbël sa zakonisht. Për të mos harruar faktin që ky model është shumë veror dhe kurrë nuk del nga moda.