Anxhelina lë çdo gjë pas. Pajtohet me Beatrix?

Showbiz

betsih.jpg

Pak kohë kanë kaluar që nga lajmi se dy kushurirat Anxhelina dhe Beatrix Ramosaj nuk flasin më me njëra tjetrën. Kjo u vërtetua nga fakti se ato nuk e ndiqnin më njera tjetrën dhe më pas Beatrix dhe Albani nuk ndiqnin më në Instagram as tezene tyre, Albërien. E gjithë kjo situatë I bëri portalet të shkruanin pafund për to, por asnjë deklaratë nuk erdhi nga ana e tyre. Anxhelina u dha përgjigje të gjithave me postimin e saj të fundit ku ka shkruar :
Po eci drejt 2019-s me zemër dhe mendje të pastër. Nëse më detyrohesh për ndonjë gjë, mos u shqetëso për këtë. Nëse ke bërë ndonjë padrejtësi ndaj meje, gjithçka është në rregull, le të bëhet mësim për ty.
Nëse je e zemëruar me mua, ti fitove, unë e kam harruar tashmë! Nëse nuk flasim, është okay. Të uroj gjithë të mirat. Nëse mendon se të kam bërë ndonjë padrejtësi, të kërkoj ndjesë – nuk ishte e qëllimshme.
Jam mirënjohëse për çdo eksperiencë që kam përjetuar. Jeta është shumë e shkurtër për të mbajtur inate, për të patur zili, stres apo dhimbje.
Do ta bëj 2019-ën një vit pozitiviteti dhe faljeje. Gëzuar Krishtlindjen!”,- shkruan Anxhelina në postim.
Të ketë vallë ky shkrim lidhje me Beatrixin, kushërirën e saj?
Prej kohësh mediat kanë shkruar për zënkën e dy kushërirave të cilat nuk flasin dhe as nuk ndiqen më në rrjete sociale. Thuhet se molla e sherrit është bërë grimieri Ariel, shoku i Anxhelinës.
Mos ndoshta Anxhelina e ka falur Beatrixin dhe gjërat mes tyre janë rregulluar?

anxhelina.jpg