Anxhelina Hadërgjonajt i duket vetja si ‘katunare’! Shikoni si e ka tepruar me look-un e saj

Showbiz

Anxhelina Hadërgjonaj jeton prej kohësh në Amerikë ku ka vazhduar dhe karrierën e saj. Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, kryesisht në Instagram, ku vazhdimisht bën postime të ndryshme. Anxhelina ndan me ndjekësit e saj momente nga përditshmëria, udhëtimet, detaje për veshjet, make-upin, flokët e çdo gjë tjetër.
Ditën e sotme Anxhelina ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një video ku tregon dhe look-un e ditës.
“Një përditësim se si dita ime shumë e zënë po shkon sot. Kam veshur një gjysëm bluzë dhe pantallona lëkure dhe i rregullova flokët. E teprova me ondet, dukem sikur ‘katunare’, por nuk ka gjë”, thotë ajo në video. Ajo ka folur në anglisht përpos fjalës ‘katunare’ për të cilën është shprehur se nuk di si ta thotë në anglisht.