Këngëtarja shqiptare Anxhelina Hadërgjonaj ka zbuluar dy tatuazhe që nuk i kishim parë më parë. Bëhet fjalë për dy diamante në pjesën e këmbëve, sipër thembrës. Ajo ia dedikon ato dy personave më të dashur të familjes, të ëmës Albërie Hadërgjonaj dhe motrës Agnesa Hadërgjonaj. Anxhelina publikoi dje foton për herë të parë duke u bërë tag atyre. Bukuroshja shqiptare jeton prej kohësh në SHBA, ku vijon studimet dhe ka premtuar edhe rikthimin në muzikë.