Ajo prej vitesh jeton në Los Angeles dhe ndan një miqësi të ngushtë me dy nga artistët e make up-it me famë botërore, Ariel dhe Samuel të cilët punojnë për familjen Kardashian. Duke pasur parasysh këtë miqësi nuk ka sesi këngëtarja shqiptare të mos shfaqet e kuruar në çdo dalje të saj publike apo në fotot që poston në rrjetet sociale.
Mëngjesin e sotëm Anxhelina ka postuar një video në Instastory ku na tregon look-un e saj të ri. Ajo është shndërruar në një bjonde platin dhe ngjan një yll i vërtetë. Kujtojmë që vetëm një javë më parë Anxhelina i surprizoi fansat duke u shfaqur me flokë të kapur gërsheta të vogla, një ndryshim që u pëlqye nga të gjithë. Mirëpo me sa duket qëllimi i kësaj vere i këngëtares shqiptare është që të eksperimentojë sa më shumë me flokët e saj.