Anxhelina Hadërgjonaj është bërë e njohur si këngëtare në vitin 2011, kur publikoi dy projektet e saj të para muzikore. “Kopje pa kuptim” dhe “Kjo jetë s’mjaftoi” janë dy këngët që u pëlqyen shumë nga publiku. Por, për vite të tëra me radhë ajo nuk ishte më aktive në tregun muzikor, dhe e vetmja “dritare” ku fansat mund ta gjenin atë, ishin postimet në Instagram.
Prej muajsh ajo ka lajmëruar se do i rikthehet muzikës. Jo vetëm ajo por edhe mamaja e saj, Albërie Hadërgjonaj në intervista të ndryshme ka treguar se Anxhelina po përgatitet të sjellë muzikë të mirë edhe pse ka kaluar kohë e gjatë dhe ne ende asgjë nuk kemi dëgjuar prej saj.
Ditën e djeshme ka qenë Kledi Bahiti ai që nëpërmjet një postimi ka zbuluar se Anxhelina Hadërgjonaj ndodhej pranë studios së Threedots Production.
“Na ka ardh një kanarinë në studio”,- shkruan Kledi në postim. Kujtojmë se Kledi është një nga bashkëpunëtorët e Albërie Hadërgjonajt e pse mos të jetë edhe i Anxhelinës.