Anxhelina Hadërgjonaj ka zbuluar me anë të një fotoje shumë seksi se shumë shpejt do të publikojë një projekt të ri muzikor. Shumë e lumtur që më në fund mund të ndaj detajet me ndjekësit, bukuroshja e ekranit tregon se ky projekt ka rëndësi të madhe për të. “Jam shumë e emocionuar që po e ndaj me ju atë për të cilën kam muaj që punoj. Ky projekt është shumë personal për mua. Shpresoj që ta shijoni teksa e dëgjoni aq sa e kam shijuar unë edhe bashkëpunëtori im duke e krijuar. Së shpejti”,-shkruan ajo.
Siç duket edhe në këtë projekt Anxhelina do të vijë ashtu si jemi mësuar ta shohim zakonisht, në formë të mirë dhe shumë tërheqëse. Kujtojmë se bukuroshja ka publikuar disa këngë në Shqipëri vite më parë, por që prej largimit në Amerikë nuk ka sjellë asgjë të re.