Pak ditë më parë Anxhela Peristeri zbuloi se kishte humbur 16 kilogramë duke eliminuar brumërat dhe ndjekur stërvitjen fizike në mënyrë të rregullt. Një pjesë e fansave të saj nuk e besojnë këtë gjë dhe e akuzojnë se përdor ‘photoshop’ në fotografitë e saj.
Anxhela nuk i ka pritur aspak mirë të tilla komente dhe ka vendosur t’ju përgjigjet të gjithëve me një video. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një video të shkurtër, në të cilën paraqitet veshur me bikini. “Për të gjithë admiruesit e ‘photoshop-it’”, ka shkruar Anxhela duke ironizuar ndjekësit në rrjete sociale. Madje Anxhela ka mohuar në mënyrë kategorike se ka kryer ndonjë lloj operacioni për heqjen e dhjamit, sepse gjithçka e ka arritur me vullnetin e saj.