Anxhela Peristeri ka lënë pas një vit që mund të quhet një nga më të suksesshmit për të. “E çmendur” ishte kënga që i dha akoma më tepër sukses, ndërkohë që Anxhela vendosi që ta sillte edhe në versionin anglisht. Dje këngëtarja ka prezantuar një tjetër këngë , “Shpirti ma di” duke bashkëpunuar me po të njëjtët emra që prodhuan “E çmendur”, Threedots Production dhe Kledi Bahiti.
Por përveç këngës Anxhela ka ndarë edhe një lajm të mirë me ndjekësit: në Nëntor do të sjellë një recital me të gjitha këngët që ajo ka prodhuar në gjithë karrierën e saj. “Kënga ime e re sapo doli. Ky është vetëm fillimi i një pune të jashtëzakonshme që do finalizohet në recitalin tim të parë në muajin nëntor”,- ka shkruar Anxhela.
Lexoni gjithashtu: Ylli Limani zbulon bashkëpunimin e radhës…