Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri prej pak kohësh zbuloi se do të dhurojë emocione të pakrahasueshme me të parin koncert recital të sajin. Të gjithë adhuruesit e muzikës live dhe repertorit të veçantë të Anxhelës mund të prekin nga afër gjithçka më 15 nëntor. Vetë këngëtarja ka zbuluar detajet me anë të një postimi të bërë mbrëmjen e kaluar.
View this post on Instagram
“Pas një periudhe të gjatë Reflektimi Artistik më në fund puna dhe mundi i një grupi të madh është shumë afër. Më 15 Nëntor tek Qendra Kulturore, Katedralja Ortodokse ju pres të gjithëve për të ndarë me mua momente emocioni dhe dashurie!”,-shkruan ajo. Pjesë e repertorit do të jenë të gjitha këngët e Anxhela Peristerit, ndër to dhe projekti i prezantuar së fundmi, “Shpirti ma di”.