Këngëtarja Anxhela Peristeri ka publikuar shpesh statuse në profilet e saj në rrjete sociale, kundër njerëzve që ndërhynin në jetën e saj personale
Por këtë herë në saje të ironisë, ajo ka dashur t’i godasë sërish. Përmes një postimi në “Instagram” ajo ka nisur të thotë se lidhja e saj kishte përfunduar dhe se ndihej e lënduar, por preferonte ta bënte vetë publike një gjë të tillë përpara se të flisnin të tjerët. E gjithë kjo ka qenë një ironi e Peristerit pasi “lidhja” që kishte përfunduar, sipas saj, kishte të bënte me ushqimet “fast-food” dhe ëmbëlsirat. Gjithsesi statusi i këngëtares ka tërhequr mjaft vëmendjen, e me sa duket ajo ia ka “arritur” qëllimit.